AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

Grei Bihuci u vra me thikë në Fier/ Trajneri tregon ëndrrën e madhe të 20-vjeçarit: Dua të përfaqësoj ekipin kombëtar


Trajneri i Grei Bihucit, në akademinë e futbollit Apolonia, është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ai tha se lajmin e kishte marrë vesh përmes një telefonate, ndërsa ka ndarë edhe ëndrrën e madhe të të riut që mbeti i vrarë pas një konflikti që pati me disa të rinj. Pasi kishte parë lajmet në media, trajneri tha se si fillim nuk e kishte besuar lajmin e hidhur. “Bëra disa telefonata. Disa nuk e dinin. Më vonë, kur edhe rrjetet sociale shfaqen ngjarjen, u vërtetua se ishte Grei. Jam pa fjalë për këtë ngjarje të rëndë”, tha trajneri. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ai tregoi se 20-vjeçarin e kishte njohur vite më parë, pasi e kishte stërvitur për disa kohë si portier. 

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Ai ka qenë pjesë e grupit Apolonia para 3 vitesh. Bashkëpunonim bashkë. Ai ishte një djalë i mrekullueshëm. Ishte një djalë i dashur, stërvitej me dëshirë. Gjithmonë ishte bashkëpunues. Nuk gjej akoma fjalë për atë djalë, pasi ishte i mrekullueshëm. Humbi jetën në një moshë ku ëndrrat e tij ngelën në mes.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai kishte dëshirë që të bëhej portier i madh, dhe e kam ëndërr që të përfaqësoj deri te ekipi ynë kombëtar. Ai djalë pranonte kur bënte gabime. Edhe kur kishte acarime, i zgjidhte me edukatë dhe buzëqeshje gjërat.”, tha ai.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button