POLITIKË

Gazment Bardhi padit Çim Pekën: Nuk i qaj dot hallin e madh personal që ka zënë drejtuesit e portalit


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka njoftuar se do të padisë për shpifje dhe padi civile për fyerje, drejtuesit e portalit të familjes Berisha, ‘Syri.net’.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Padia ka ardhur për shkak se ky portal, kishte publikuar një lajm ku tregohej se Bardhi kishte pëlqyer foton e Alex Soros, djalit të filantropit George Soros.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Bardhi shkruan se ky lajm është bërë për të goditur atë nga drejtuesi Çlirim Peka, ndërkohë që shton se nuk i qan dot hallin e madh që e ka zënë. Deputeti i PD-së nënvizon më tej se nuk do të lejojë askënd ta shfokusojë në ushtrimin e përgjegjësive para demokratëve.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kur vendosa të përfshihem në politikë, e bëra me besimin se përfaqësoj shumë të rinj të ndershëm, me integritet, të përkushtuar dhe profesionistë, që duan të bëjnë diçka të mirë për vendin. Nuk jam penduar për asnjë moment, megjithëse këtë vit, më shumë se kurrë më parë jam ndeshur me situata dhe sulme politike, kryesisht shpifje për të denigruar figurën time. Në të shumtën e herëve më vjen të qesh, por ka edhe raste që revoltohem me padrejtësinë, ligësinë dhe intensitetin e lartë të injorancës e vulgaritetit që përmbajnë sulmet.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Një nga keta raste është edhe shpifja e sotme, në adresën time nga Syri.net. Është për të ardhur keq sesi halli personal i drejtuesve të portalit e ka degraduar atë kaq shpejt. Pas gati 3 muaj sulmesh personale, sot kanë arritur nivelin më të ulët njerëzor, duke sajuar një fotomontazh, të denjë për Sigurimin e Shtetit. Një meme mercenare, e publikuar në rrjetet sociale, Syri.net e ka sajuar si lajm për të më goditur mua për faktin e vetëm se nuk i qaj dot hallin e madh personal që ka zënë drejtuesit e portalit.

Kur hyra në politikë, vendosa të mos jap asnjë rëndësi lajmeve të rreme në lidhje me mua, por ky rast më ka bërë të reflektoj. Nuk do të lejoj që për shkak të pozicionit tim politik, të cënohet morali im, dinjiteti im njerëzor dhe aq më pak familja ime! Nuk do të lejoj kurrë askënd, që me mekanizma mafiozë, si ky i sotmi, të më shfokusojë në ushtrimin e përgjegjësive përpara demokratëve.Për këtë arsye, kam vendosur të depozitoj padi penale për shpifje dhe padi civile për fyerje ndaj portalit Syri.net.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Kushdo në Syri.net apo aleatë të tij të dukshëm e të padukshëm, që mendojnë se me sajesa, fotmontazhe, me fyerje dhe sharje do të më intimidojë, gabohet rëndë! Hallet dhe problemet personale do të duhet t’i mbani në shtëpinë tuaj, jo në shtëpinë e demokratëve!’, nënvizon Bardhi.

Related Articles

Back to top button