AKTUALITET

“Grushti i hekurt”, Balluku njofton aksionin që do të nisë nesër policia


Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku njoftoi se duke nisur nga nesër policia do të dalë në terren me “grusht të hekurt” kundër transportit informal, automjeteve që veprojnë pa licencim.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ministrja Belinda Balluku gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit Ndërqytetas lidhur me situatën në këtë sektor paralajmëroi se do të veprohet me “grusht të hekurt”.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Policia e Shtetit duke nisur që nesër do të ketë një aksion për subjektet e palicencuara, automjetet private që hapin dyert për transport publik. Do ta bëjmë me “grusht të hekurt”, do të ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm, që afekton negativisht transportin” tha ministrja.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pak ditë pasi Shoqata e Transportit Qytetas në Tiranë njoftoi se ka përgjysmuar flotën e autobusëve në rrugët e kryeqytetit me argumentin se kishin kosto të larta për shkak të shtrenjtimit të naftës, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mblodhi në një takim palët për t’u njohur konkretisht me kërkesat e tyre.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Shoqata kërkon indeksim të çmimit të karburantit duke kërcënuar se nëse nuk merren masa, atëherë në nëntor do të operojnë më 20% të kapacitetit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button