AKTUALITET

Ikja e Arben Dukës, politikanë, miq dhe artistë i japin lamturimrën poetit të madh (PAMJET)


Arben Duka, poeti i madh gjirokastrit mbylli sytë përgjithmonë dje. Ai u nda nga jeta në moshën 64 vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk e fitoi dot duke lënë pas dhimbje të madhe, për familjarët dhe ata që e njohën.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Homazhet e fundit për Arben Dukën po mbahen në Prefekturën e Tiranës. Të shumtë janë miqtë, kolegët dhe politikanët që po i bëjnë nderimet e fundit autorit të mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara deri në pesë herë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Siç shihet nga foto e siguruara nga newsbomb.al, paraditen e sotme atje kanë shkuar kryebashkiaku Veliaj, ish-kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, aktori Luftar Paja, shoqata e Veteranëve, ish-presidenti Alfred Moisu e të tjerë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Arben Duka është autor i tekstit të Hymnit të Policisë së Shtetit. Gjithë krijimtaria e tij ka ndikim pozitiv dhe frymëzues tek lexuesit, fansat dhe dashamirët e shumtë të poetit kudo ku jetojnë. Ai është “Nderi i Qarkut Gjirokastër”, “NDERI I ODRIES”, “NDERI I LUNXHËRISë”, “NDERI I VETERANËVE Të LUFTËS”. Nuk ka dhe nuk ka kërkuar asnjëherë dekorata shtetërore.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button