POLITIKË

“Ishte ditë dramatike”, Basha bën deklaratën e fortë: SHBA kërkoi në mënyrë ULTIMATIVE distancimin nga BERISHA dhe përjashtimin e tij nga…


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se dita që përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, ishte dramatike dhe tronditja personale e tij ishte tepër e madhe.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Basha tha se mendoi për interesin e Partisë Demokratike përballë interesit personal të Berishës, ndërsa vendimin e 9 shtatorit e quajti si përgjegjshmëri dhe lidership.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Basha tregoi se zyrtarë të lartë amerikanë erdhën në Tiranë dhe i kërkuan në mënyrë ultimative distancimin e PD-së nga Sali Berisha, por edhe përjashtimin e tij nga Kuvendi.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pjesë nga deklarata e Bashës në emisionin “Open”:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Besoj kësaj pyetje i kam dhënë përgjigje në mënyrë shteruese. Ndyshe nga Berisha nuk kam shkelur dhe nuk kam ndërmend të shkel mbi arritjet e përbashkëta. Duke parë prizmin dhe dritëhijet që na ka vendosur, por në çdo rast duke mos rivizituar të djeshmen me syzet e interesit të sotëm. Ndarja është 9 shtatori, kam marrë një vendim bazuar në Statutin e PD, por mbi të gjitha bazuar mbi përgjegjësinë e lidershipit, i cili fillesat i kishte në shpalljen e tij non-grata. Ka qenë një ditë dramatike për të gjithë demokratët dhe për mu personalisht. Në marrëdhënien 16 vjeçare qoftë si bashkëpunëtor i tij, askush tjetër s’ka bashkëpunuar më afër dhe s’ka treguar respektin dhe luajalitetin më të madh ndaj tij. Për këtë arsye tronditja ka qenë e madhe.

Vendimi i marrë më 9 shtator me përgjegjshmëri dhe lidership, u bë me qëllim që të shmangte koston ndaj demokratëve dhe PD. Jo se vendimi nuk mund të merrej nga një Kryesi apo Këshill Kombëtar. Berisha ka kontributet e veta të pamohueshme. Në një moment të tillë të rëndë të bëjë gjithçka për t’i shmangur koston e rëndë familjes së tij politike. Do të ishte fare komode për mua që ta hidhja këtë vendim, dhe të merrej nga një trupë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Unë nuk e komentoj vendimin e SHBA. Ka më shumë se tre akuza, pas shpalljes non-grata ka patur qëndrime zyrtare të zyrtarëve të lartë amerikanë që kanë ardhur në Tiranë dhe kanë kërkuar distancimin e plotë të PD nga Sali Berisha. Gjuha ka qenë e ashpër për pasojat nga mosdistancimi. Barra e kryetarit të PD ishte vendosja e një peshore e interesit të Berishës dhe interesit të PD. Kësaj radhe bëhej fjalë për interesin ekzistencial të PD përballë interesit të PD. PD-së iu kërkua në mënyrë ultimative distancimi ose do të izolohej. Një ultimatum për distancimin total nga Berisha u kthye në një pezullim nga grupi parlamentar. SHBA kërkoi edhe përjashtimin nga Kuvendi të tij.

Related Articles

Back to top button