KRONIKËSTAR CHANNEL

KAKAVIJË/ Bllokohen rreth 8 ton arra të padeklaruara, gjobë 1.8 milionë lekë

Rreth 8 ton arra të padeklaruara janë konstatuar nga autoritetet doganore në pikën kufitare të Kakavijës, gjatë kontrolleve për hyrjen e mallrave në territorin shqiptar.

Sipas njoftimit të Doganës Shqiptare, konstatimi u bë nga punonjësit e Degës Doganore Kakavijë, në bashkëpunim me Grupin e Antikontrabandës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për shkeljen e konstatuar, në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi, është vendosur një penalitet në vlerën 1.8 milionë lekë.

Dogana Shqiptare bën me dije se kontrollet do të vijojnë me qëllim parandalimin e paligjshmërisë dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button