AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

Krimi makabër në Fier/ Rrëfimi shokues i 16-vjeçares që u rrëmbye në 2012 nga Klodian Çalamani: Më qëlloi me shishe birre, më çau në fytyrë dhe gjoks


Klodian Çalamani, autori i vrasjes së fëmijës 8-vjeç në Fier, në vitin 2012 kishte rrëmbyer për 20 minuta fqinjën e tij 16-vjeçare bashkë me shokun e Florian Vasiu në atë kohë 25-vjeç. Një vajzë 22-vjeçare nga fshati Grecalli e rrethit të Fierit, nuk do ta harrojë tmerrin që përjetoi nën dhunën e dy fqinjëve të saj, që më shumë i ngjan një filmi horror.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Rrëfimi: “Ç’ju kam bërë, çfarë problem keni me mua?!” Ajo ka tentuar sërish të dalë, por Klodiani i është përgjigjur se ajo nuk do të ikte nga aty dhe e ka shtrënguar me njërën dorë në fyt”

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Vetëdëmtimi – “Klodian Çalamanika marrë një shishe birrë dhe e ka qëlluar drejt e në kokë Nertilën, e cila i është shmangur. Agresori ka marrë copat e qelqeve dhe ka çarë trupin e tij e fytyrën”

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Si ndodhi ngjarja në vitin 2012:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Shkak i kësaj ngjarjeje ishte bërë ngacmimi i përsëritur i Florianit ndaj vajzës atëherë 16 vjeçe, e cila ndiqte vitin e dytë në gjimnazin “Perikli Ikonomi” në Fier.

Bezdisjet e herëpashershme që Floriani kishte kryer ndaj 16-vjeçares N.R., ishin vërë re rastësisht nga i dashuri i saj, E.N. nga Fieri, i cili e kishte takuar atë duke i thënë që të mos e shqetësonte më të dashurën e tij.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Në këtë kohë ka ndërhyrë Klodian Çalamani dhe i ka ndarë. Floriani dhe Klodiani, duket se kanë planifikuar ndëshkimin e fqinjës së tyre të mitur, duke e kërcënuar se do t’ia dëmtonin pjesë të ndryshme të trupit të saj, pikërisht gjoksin.

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, një prej të dënuarve, Klodiani, ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Dy të rinjtë u dënuar nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.

Related Articles

Back to top button