BOTA

Kriza e kamionëve/ Qeveria britanike u kërkon gjermanëve t’i ngasin edhe nëse nuk kanë pasur kurrë një të tillë. U çon letra poshtë derës


Qeveria u ka kërkuar mijëra gjermanëve që banojnë në Mbretërinë e Bashkuar të ngasin kamionë për të ndihmuar me mungesën e Automjeteve të Mallrave të Rënda, edhe nëse ata kurrë nuk kanë drejtuar një të tillë më parë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Një letër u dërgua nga Departamenti për Transport, e nënshkruar nga ministrja e transportit Baronesha Vere, duke u kërkuar gjermanëve që jetojnë në Britani të “konsiderojnë kthimin” në sektorin e drejtimit të automjeteve të tilla.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Në letër thuhet: “Aftësitë dhe përvoja juaj e vlefshme nuk kanë qenë kurrë më të nevojshme se sa tani. Ekzistojnë mundësi fantastike të drejtimit të HGV në industrinë e logjistikës dhe kushtet e punësimit janë përmirësuar në të gjithë sektorin. Përveç normave tërheqëse të pagave, ne po shohim më shumë mundësi për punë fleksibël, orë fikse, ditë fikse, me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme.”

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Lejet e drejtimit gjerman të lëshuara para vitit 1999 përfshijnë të drejtën për të drejtuar një kamion të vogël dhe të mesëm deri në 7.5 ton.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Pothuajse të gjithë gjermanëve që banojnë në Britani që mbajnë një licencë të tillë u është dërguar letra, ku pothuajse asnjëri prej tyre nuk ka drejtuar ndonjëherë një mjet të tillë më parë.

Një 41-vjeçar gjerman, i cili mori dy kopje të letrës në shtëpinë e tij në Londër të Premten në mëngjes, njëra drejtuar atij dhe një tjetër për gruan e tij u shprehur se është habitur shumë nga një gjë e tillë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

“Jam i sigurt se pagesa dhe kushtet për drejtuesit e mjeteve të mëdha janë përmirësuar, por në fund kam vendosur të vazhdoj punën time në një bankë investimesh. Gruaja ime nuk ka drejtuar kurrë asgjë më të madhe se një Volvo, kështu që ajo gjithashtu ka ndërmend të refuzojë mundësinë.”

Letra është pjesë e të njëjtit dërgim masiv që u ka kërkuar gjithashtu shoferëve të ambulancave dhe mjekëve të drejtojnë automjetet e mallrave të rënda.

Related Articles

Back to top button