RAJONISTAR CHANNEL

Kr*m pasioni në Greqi/ Burri i zuri pritë gruas poshtë pallatit të vajzës, më pas vr*u veten

Dy persona me origjinë shqiptare, një grua rreth 45 vjeç dhe një burrë, u gjetën të pajetë mëngjesin e kësaj të diele në hyrje të një pallati në Nea Smyrni, Greqi.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas hetimeve paraprake të Departamentit të Vrasjeve, ngjarja dyshohet të jetë një krim pasioni, i përfunduar me vetëvrasjen e autorit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Kamerat e sigurisë të pallatit kanë regjistruar momentet e ngjarjes. Nga pamjet dyshohet se burri i kishte ngritur pritë gruas. Sapo ajo mbërriti në hyrje të pallatit, ai e qëlloi me armë zjarri dhe më pas ktheu armën ndaj vetes.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia ka gjetur armën pranë trupave, ndërsa në vendngjarje janë dëgjuar dy të shtëna.

Reklama në FieriWeb

Gruaja nuk ishte banore e pallatit, por sipas të dhënave paraprake kishte shkuar për të vizituar vajzën e saj, e cila jeton në atë ndërtesë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Autoritetet po hetojnë ende identitetin e plotë të viktimave dhe marrëdhënien mes tyre. Dyshohet se ata nuk ishin të martuar.

Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave, armën e gjetur në vendngjarje, provat balistike dhe rezultatet e mjekësisë ligjore për të zbardhur plotësisht motivin dhe rrethanat e tragjedisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button