POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ “Lajm i mirë për shqiptarët në Itali”, Rama: Nisin procedurat për njohjen e pensionit


Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Me anë të një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë shkruan se në vazhdën e komunikimit me qeverinë italiane dhe partitë politike për marrëveshjen e pensioneve, Parlamenti Italian ka përfshirë në projek-buxhetin e Italisë për vitin 2022 edhe një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve me kontribute pune.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“LAJM I MIRË për shqiptarët në Itali. Në vazhdën e komunikimit me qeverinë italiane dhe partitë politike për marrëveshjen e pensioneve, Parlamenti Italian ka përfshirë në projek-buxhetin e Italisë për vitin 2022 edhe një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve me kontribute pune në vendin mik👍

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Vazhdojmë kontaktet deri në aprovimin përfundimtar të projekt-buxhetit 2022 dhe me këtë rast u shpreh mirënjohjen në emër të shqiptarëve në Itali, kryeministrit Mario Draghi, ministrit të jashtëm Luigi di Maio, të cilët janë angazhuar personalisht për ta zgjidhur këtë çështje kaq jetike për aq shumë shqiptarë të mirë në Italinë mike, si edhe të gjithë të tjerëve që dashamirësisht janë përfshirë në këtë përpjekje të përbashkët 🇦🇱❤️🇮🇹“

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

shkruan Rama në postimin e tij.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button