SPORT

Luiza Gega shkruan histori në Krakov të Polonisë, suksesi i 11-të në Evropë


Luiza Gega triumfon sërish në Kampionatin Ekipor të Atletikës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Atletja shqiptare vijon suksesin e saj në arenën ndërkombëtare duke thyer një tjetër rekord, çka i shtoi një tjetër medalje ari koleksionit të saj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në lojërat olimpike që po zhvillohen në Karakov, Poloni, Gega ngriti sërish lart flamurin shqiptar duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit pasi dominoi në garën 3000 metra me pengesa.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Atletja e mbylli garën në kohën 9:17.31, duke e kaluar vijën e finishit 30 sekonda me shpejtë se sa kundërshtarja e saj me e afërt. Rezultat ky tejet i mirë për atleten shqiptare që tashmë në kuptimin e plotë të fjalës nuk po njeh më rivalë në Evropë pasi po tregon që ndodhet në super formë, pasi po dominon në të gjitha garat që merr pjesë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Me këtë medalje, Luiza Gega bëhet kështu jo vetëm sportistja shqiptare me më shumë trofe. Por njëkohësisht sportistja shqiptare me kohën e arritur ka thyer dhe rekordin e Kampionatit që mbahej nga atletja ruse.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button