AKTUALITETSTAR CHANNEL

Lushnjë/ Përfshihet nga flakët furgoni me targa të Maqedonisë së Veriut, ngordhin mbi gjysma e zogjve

Një furgon me targa të Maqedonisë së Veriut është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune, në afërsi të zonës së “Pushimit të Shoferit” në Lushnjë.

Mjeti, i cili transportonte zogj të vegjël të fushës nga shteti fqinj, ka marrë flakë pasi drejtuesi kishte dalë nga autostrada dhe po lëvizte në drejtim të Këmishtajt.

Reklama në FieriWeb - “”

Menjëherë pas konstatimit të zjarrit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Lushnjës. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, të cilat ishin përqendruar kryesisht në pjesën e kabinës së drejtuesit.

Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ngarkesën e furgonit. Mbi gjysma e zogjve që transportoheshin kanë ngordhur, për shkak të flakëve dhe tymit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga të dhënat paraprake të shërbimit zjarrfikës, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në sistemin e kondicionimit të pjesës së ngarkesës.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button