KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO

Mallakastër/ Ndezi zjarrin për të djegur mbeturinat, flakët përhapen në tokat me ullinj dhe djegin çatinë e një banese, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e tij, por flakët, të favorizuara nga era e fortë, u përhapën në sipërfaqe të tjera përreth.

Në pranga ka rënë shtetasi Dionis Kalemaj, 33 vjeç, banues në Ballsh, i dyshuar për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Mollaj, ku zjarri u përhap me shpejtësi duke shkaktuar dëme në tokat e mbjella me ullinj. Si pasojë e flakëve është djegur edhe çatia e një banese.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër dhe ato të shërbimit zjarrfikës, të cilat ndërhynë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati pasoja për jetën e njerëzve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas hetimeve paraprake, 33-vjeçari dyshohet se kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturina në tokën e tij, ndërsa era e fortë favorizoi përhapjen e flakëve në sipërfaqet përreth.

Policia e Fierit apelon qytetarët të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin ndezjen e zjarreve për djegien e mbetjeve bujqësore apo pastrimin e tokave, pasi një veprim i tillë mund të çojë në përhapje të pakontrolluar të flakëve dhe në dëmtime të pronës, mjedisit apo rrezikimin e jetës së njerëzve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button