KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO

Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja/ Kapet në Fier 60-vjeçari Mevlan Troka, akuzohet për trafik dro*ge dhe pjesëmarrje në grup kr*minal

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi” në Fier, në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Mevlan Troka, 60 vjeç, banues në fshatin Bishan, Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas Policisë, ndaj Troka-s, Gjykata e Madridit ka lëshuar urdhër-arrest, pasi dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuara nga Kodi Penal i Spanjës.

Pas lokalizimit dhe kapjes së tij, 60-vjeçari është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, ndërsa vijojnë procedurat ligjore për transferimin e tij te autoritetet spanjolle.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia bën me dije se po vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit për finalizimin e procedurës së ekstradimit të Mevlan Trokës.

Operacioni “Gjurmimi” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në kuadër të kontrolleve për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button