KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO
MBËRRIN NË BURGUN E FIERIT ERGYS AGASI, FURGONI I POLICISË SË BURGJEVE E SJELL NË INSTITUCION
Biznesmeni Ergys Agasi është transferuar sot në burgun e Fierit, pasi më parë qëndronte në paraburgimin e Bradasheshit.
Siç shihet edhe nga pamjet, furgoni i Policisë së Burgjeve ka mbërritur në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit në Fier, ku është kryer dorëzimi i Agasit sipas procedurave përkatëse.
Biznesmeni akuzohet në lidhje me çështjen e njohur si skandali i AKSHI-t.
Transferimi i tij vjen një ditë pas mbërritjes në të njëjtin institucion të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u transferua gjithashtu në burgun e Fierit.




