KRONIKËSTAR CHANNEL

Shqiponja Veliaj mbërrin në burgun e Fierit për të takuar Erion Veliajn, nëna e kryebashkiakut të Tiranës hyn në ambientet e burgut dhe pret takimin me të birin

FIER – Shqiponja Veliaj, nëna e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier, me qëllim takimin me të birin.

Ajo ka hyrë në ambientet e burgut dhe po pret zhvillimin e takimit me Erion Veliajn, i cili ndodhet në këtë institucion pas transferimit nga burgu i Durrësit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Mbërritja e saj vjen pas zhvillimeve të fundit lidhur me transferimin dhe kushtet e qëndrimit të kryebashkiakut të Tiranës në burgun e Fierit.

Ditën e djeshme, në këtë institucion mbërritën edhe Avokati i Popullit dhe avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, për të shqyrtuar çështjen e transferimit dhe kushtet e mbajtjes së tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pritet të mësohet nëse takimi mes Shqiponja Veliajt dhe të birit do të zhvillohet sipas procedurave të parashikuara nga administrata e burgut.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button