KRONIKËSTAR CHANNEL
MË 10 DHJETOR, GJYKATA E LARTË SHQYRTON ÇËSHTJEN E SAIMIR TAHIRIT, SPAK KËRKON 12 VITE BURG

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Çështja pritet të shqyrtohet nga trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë, ndërsa ora e seancës pritet të konfirmohet në kalendarin zyrtar të institucionit.
Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar rekurs kundër vendimit të dhënë ndaj Tahirit, duke kërkuar një dënim më të rëndë.
SPAK kundërshton vendimin që e dënoi ish-ministrin vetëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Prokuroria kërkon që Tahiri të shpallet fajtor edhe për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar dënimin e tij me 12 vite burg.




