KRONIKËSTAR CHANNEL

Nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar, makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit

Një automjet ka përfunduar në kanal në autostradën Tiranë–Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit, teksa dyshohet se drejtuesi po përpiqej t’i shmangej Policisë Rrugore.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur sinjalit të policisë për të ndaluar. Efektivët janë vënë në ndjekje të automjetit, por gjatë ndjekjes, drejtuesi ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga automjeti dhe transportimin e tij në spital.

Paraprakisht, dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur. Ende nuk ka informacion të plotë mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button