AKTUALITET

Ndodh në Tiranë/ 35 vjeçari prezantohet si polic dhe u merr makinën dy vëllezërve, Policia e shpall në kërkim


Një 35 vjeçar nga Tirana është shpallur në kërkim dhe Policia po punon për kapjen e tij, pasi dje u ka marrë makinën dy vëllezërve në Kombinat dhe është larguar.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Siç njofton vetë Policia e Tiranës, ky shtetas i indetifikuar vetëm me inicialet Y.B, në rrugën “Llazi Miho”, duke u prezantuar si punonjës policie, i ka marrë çelësin e mjetit shtetasve M. C dhe G. C (vëllezër) dhe më pas është larguar bashkë me makinën.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Më datë 04.11.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit  Y. B, 35 vjeç, sepse më datë 03.11.2021, në rrugën “Llazi Miho”, në bashkëpunim me persona të tjerë(punohet për identifikimin e tyre), duke u prezantuar si punonjës policie, i kanë marrë çelësin e mjetit shtetasve M. C dhe G. C(vëllezër) dhe më pas janë larguar bashkë me mjetin. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.”

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të ngjarjes. Po ashtu, Policia njofton se në spitalin e Traumës ka shkuar dy ditë më parë për ndihmë mjekësore një shofer taksie, i cili ka denoncuar se është goditur me sende të forta nga një person ende i paidentifikuar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“Më datë 02.11.2021, shtetasi A. M, (i cili punon shërbim taxi) kallëzon se gjatë kryerjes së detyrës së tij, është goditur me sende të forta nga një person i paidentifikuar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes.”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button