AKTUALITETPOLITIKË

Prokuroria e Përgjithshme VERIFIKON Tom Doshin, i përgjigjet KQZ-së, të dhëna japin dhe Ambasada e SHBA dhe Interpoli


Prokuroria e Përgjithshme përfundon procesin e verifikimit për politikanin dhe biznesmenin Tom Doshi. Ky i fundit dha dorëheqjen nga mandati pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe partia e tij PSD, fitoi tre mandate në të gjithë vendin.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Të dhënat e dala nga hetimet e bëra nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, i janë përcjellë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, si organi përgjegjës për organizimin dhe mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka miratuar rezultatet e verifikimit për subjektin Tom Gjek Doshi dhe ia ka përcjellë sot më 04.11.2021 Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ kompetent në zbatim të nenit 12 e 13 të Kreut V të Vendimit të Kuvendit nr.17/ 2016, duhet të shqyrtojë nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe në vijim të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në po këtij ligji.”

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Të dhëna për Tom Doshin kanë dhënë dhe agjenci të tjera të zbatimit të ligjit. Ambasada Amerikane i ka dorëzuar KQZ-së informacionet që agjencitë e saj kishin për politikanin e majtë, e po ashtu dhe Interpoli. Detaje se për çfarë informatash bëhet fjalë, nuk dihen.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Tom Doshi është një nga politikanët shqiptarë të shpallur “non-grata” në SHBA.

Kujtojmë se, Ambasada Amerikane u bëri disa herë thirrje publike autoriteteve në Shqipëri që të mos lejonin kandidimin në zgjedhje të Tom Doshit. Po ahstu, kjo kërkesë iu drejtua dhe kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nuk do të bënte koalicion me kryetarin e PSD-së.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button