POLITIKË

Ndryshimi i bravës së derës/ Delegatët e PD në Fier: Kjo është hakmarrje e Bashës sepse kemi mbështetur foltoret e Berishës, nuk të bën zyra kryetar

Disa grupe seksione të degës së PD në Fier janë mbledhur ditën e sotme, para selisë së partisë në këtë qytet pasi ditën e djeshme bënë një denoncim sa i përket ndyshimit të bravës së derës.

Anëtarët e grupeve të seksionit kanë deklaruar për Fax Neës se ky lloj veprimi i ndërmarrë bëhej në formë hakmarrje nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha për faktin se demokratët e Fierit kishin mbështetur masivisht foltoret e organizuara nga ish kryeministri Sali Berisha.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Dje keni bërë një denoncim në policinë e Fierit sa i përket ndryshimit të bravës. Ditën e sotme përse jeni mbledhur para zyrave?

Një prej delegatëve të grupit të seksionit të PD në Fier:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në lidhje me derën, pasi shkuam të merrnim disa karta të anëtarësisë, vumë re se brava nuk hapej me celësin që ne kishim. Kjo bëri që të lindë një takim këtu mes nesh.

Nuk të bën zyra kryetar, kanë ardhur për t’u informuar sesi do vazhdojë situate e mëtejshme. Bëj thirrje që të mbahet qetësia sepse nuk do dëmtojmë shtëpinë tonë. Është një formë hakmarrje e kryetarit në detyrë kundër degës së Fierit që ka mbështetur foltoren e ish kryeministrit Sali Berisha.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Një tjetër anëtar i grup seksionit: Ne konstatuam që dera ishte e mbyllur dhe nuk hymë dot brenda për të tërheëqur disa karta anëtarësie. Kishim merakun e materialeve që kishim brenda zyrave. Shkuam bëmë denoncimin në polici sepse nuk nuk kishim asnjë informacion për ndryshimin e bravës. Ne mund të mbledhim një Kuvend të degës dhe do shohim si do veprojmë. 

Ne kemi bërë një peticion ndaj Bashës për mosnjohjen e vendimit të tij për të lëvizur njërin prej kryetarëve të degëve këtu në degë. Ne e kemi brenda llojit këtë punën e protestave por do shohim cfarë vendimi do na japë prokuroria.

Reklama në FieriWeb - "Veronesi" Caffe

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button