KOSOVA

Nesër ndryshojnë rregullat për të hyrë në Kosovë, ja çfarë duhet të dini


Duke filluar nga dita e shtunë do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID për të hyrë në Kosovë, të cilat pritet të miratohen sot në Kuvend. Ministria e Shëndetësisë ka propozuar masa shtrënguese, për shkak të rritjes së madhe të numrit të rasteve të infektimeve me Covid, gjatë ditëve të fundit, shkruajnë mediet kosovare.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Nga nesër lëlvizja e qytetarëve do të jetë deri në në orën 22:00, ndërsa masa shtrënguese do të ketë edhe për shtetasit e vendeve tjera që do të hyjnë në Kosovë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Sigurisht që do të ketë masa sa i përket hyrjes në vendin tonë, qytetarët që vijnë në vendin tonë sigurisht që do të kenë 3 doza apo 2 doza dhe testin PCR të freskët për të dëshmuar mund të ketë kufizime edhe të kalimit të disa shërbimeve nga forma e dhënies së shërbimeve fizike në online”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Fatik Hoti.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button