POLITIKË

Zgjedhjet e pjesshme/ Saimir Korreshi bashkon demokratët e Lushnjës: Do dalim me kandidat të përbashkët, ndryshe s’e fitojmë bashkinë


Deputeti demokrat i Lushnjës Saimir Korreshi ka organizuar mbrëmjen e sotme një takim të strukturave drejtuese të PD-së ku merrnin pjesë dhe grupi i rithemelimit të PD.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mësohet se në këtë takim është debatuar dhe diskutuar per gjetjen e konsensusit për një kandidaturë të përbashkët për zgjedhjet e 6 marsit dhe këtë kandidaturë t’ua imponojnë drejtuesve të PD-së në Tiranë, si dhe grupit të rithemelimit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Duhet të fitojmë bashkinë e Lushnjes. Ne duhet ti imponohemi Tiranës dhe jo Tirana të na imponohet ne çdo herë. Në rast se dalim me dy kandidatë propabiliteti nuk do jetë i madh. 

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Të gjithë kanë dëshirë të fitojnë bashkinë e Lushnjes. Sot për mustaqet e Çelos duhet të gjejmë një demokrat. PD nuk ka kohë të humbasë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Po na shterojnë resurset. Nuk duhet kurrësesi që dy demokratët të zihen me njëri-tjetrin. Do të kandidojë në siglën e PD. Nuk ka demokrat pak blu dhe më shumë blu”, u shpreh Korreshi.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button