AKTUALITET

Nga njeri i besuar i Metës dhe Lefter Kokës tek mandati i PS, kush është deputeti Alqi Bllako që SPAK e do në pranga


SPAK i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë leje për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, pasi nga hetimet e deritanishme rezulton se ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 140 mijë USD nga kompania koncesionare e inceneratorëve “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, në kohën kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM).

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Me këto para, dyshohet se Bllako ka blerë një apartament, duke e kaluar në emrin e babait. SPAK ka kërkuar sekuestrimin e kësaj pasurie.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kur Alqi Bllako ka deklaruar për herë të parë pasurinë në vitin 2013, pasi u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit nga LSI-ja, rezulton pa asnjë pasuri të paluajtshme. Bllako ka deklaruar një makinë Benz dhuratë nga prindërit, me vlerë 2 mijë euro si dhe pagën 600 euro në muaj nga një universitet privat në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pas vitit 2015, Bllako ka deklaruar edhe pasurinë e bashkëjetueses Odeta Çato, e cila deklaron vetëm të ardhura modeste nga paga dhe asnjë pasuri të paluajtshme. Në vitin 2016, Odeta Çato blen një automjet tip Renault Captur, me vlerë rreth 16 mijë euro, shumë të cilën e mbulon me paga në UNDP dhe konsulenca për UNOPS Kosovë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Deklaratën e fundit të pasurisë, Alqi Bllako e ka firmosur para se të betohej si deputet në Kuvend, në shtator të vitit 2021. Edhe në këtë deklaratë, nuk figuron asnjë pasuri të paluajtshme. Madje Bllako deklaron se po shlyen një kredi 25 mijë euro, për kryerjen e një masteri në Berlin për administrim publik. Ndërsa, bashkëjetuesja Odeta Çato deklaron një zyrë 21 m2 trashëguar nga babai.

Po kush është Alqi Bllako?

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Alqi Bllako ka lindur në Kolonjë, më 10 Maj 1987 dhe është baba i tre fëmijëve. Ka përfunduar studimet e larta pranë Universitetit të New York-ut Tiranë. Ka kryer disa studime pas-universitare dhe fillimisht ka punuar si pedagog pranë Universitetit të New York-ut Tiranë.

Bllako iu bashkua LSI-së dhe nisi të dalë në pah në vitin 2013, si një personazh i besuar i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Meta i besoi Bllakos postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, periudhë gjatë të cilës SPAK thotë se ka nisur të implikohet në procedurat e inceneratorëve.

Bllako besohet se u kthye në krahun e djathtë të ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili akuzohet se ka përfituar 5 milionë euro nga inceneratorët.

Në vitin 2017, kur LSI-ja doli nga koalicioni me PS e për rrjedhojë e humbi edhe ministrinë e Mjedisit, Bllako nisi punë si sekretar i Përgjithshëm në Presidencë pranë kreut të shtetit, Ilir Meta.

Teksa paratë e inceneratorëve kishin nisur të lëviznin që në vitin 2016, raporti mes Metës dhe Bllakos u kris në vitin 2019, që kulmoi me largimin e Bllakos nga Presidenca.

Disa muaj më pas Bllako u afrua me Partinë Socialiste dhe pas tij edhe Lefter Koka, duke prodhuar një zemërim në heshtje tek Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Përplasjet do të dilnin në publik në fillim të vitit 2021, kur Meta dhe Kryemadhi nisën akuzat publike ndaj Bllakos dhe Lefter Kokës.

Teksa Bllako qëndroi në heshtje, Lefter Koka iu përgjigj Metës po me një gjuhë të ashpër.

Bllako u kandidua nga Rama në një nga zonat e Tiranës për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit, duke fituar edhe mandatin e deputetit. Pikërisht ky mandat do të diskutohet nesër në Këshillin e Imuniteteve edhe Mandateve pas kërkesës së SPAK për t’i hequr imunitetin.

Related Articles

Back to top button