POLITIKË

Nis grumbullimi i demokratëve te “Air Albania”, gazetarët nuk lejohet të futen, duhet të kenë “kartë delegati”


Në ambientet e stadiumit kombëtar “Air Albania” ka nisur grumbullimi i demorkatëve që do të ndijekin sot Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Anëtarë të thjeshtë dhe delegatë kanë sfiduar kushtet e motit dhe po mblidhen në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Nga ky proces nuk dihen shumë detaje pasi organizatorët janë kujdesur që mediat të qëndrojnë larg.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Gazetari i News 24 Osman Stafa, ndodhet këtë mëngjes në stadiumin “Air Albania” por tha se nuk është lejuar të futet brenda. Sipas tij, organizatorët i kanë thënë shprehimisht se nuk i njohin kartat e tyre të gazetarëve, ndaj duhet të ishin pajisur me mjete të tjera identifikimi.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Këto mjete jepen pikërisht nga personat përgjegjës për organizimin e Kuvendit të 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Mesa duket, edhe gazetarët duhet të pajisen me “karta delegatësh” që të ndjekin drejtpërdrejt punimet e Kuvendit të PD në “Air Albania”.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button