AKTUALITET

“Përshëndetje! Jam ministër”, Policia arreston mashtruesin e Prishtinës: Jua zgjidh unë hallin e pronave


R.B është arrestuar pasi është prezantuar se ishte ministër. Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, “Mashtrimi“ dhe Falsifikimi i dokumenteve”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Policia e Kosovës ka njoftuar se Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore sot kanë arrestuar personin e dyshuar me iniciale (R.B.) si dhe kanë kontrolluar banesën e të dyshuarit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Gjatë realizimit kontrollit të banesës së të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të cilat do të përdoren si prova në procedurë penale. I lartcekuri dyshohet se është prezantuar rrejshëm si person zyrtar (ministër) dhe me këtë prezantim të rremë ka kërkuar nga dy persona një shumë të parave në mënyrë që t’iu ndihmoj në një çështje pronësore. Po ashtu gjatë hetimit ndaj të dyshuarit janë siguruar dëshmi për përfshirjen e tij në falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

I dyshuari pas intervistimit dërgohet në vuajtje të dënimit pasi që rezulton se paraprakisht është dënuar edhe nga Gjykata me vendim të formës së prerë në kohëzgjatje prej dhjetë (10) muajsh për vepra të mëhershme penale “Mashtrimi” dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar”.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button