POLITIKË

Presidenti Vuçiç mbërrin në Elbasan, ja ku do zhvillohet takimi me Edi Ramën


Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbërritur pak minuta më parë në Elbasan. Mësohet se kreu i presidencës serbe do të darkojë me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe ministrat e tij në ambientet e “Fish City”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Më parë në ambientet e resortit në fjalë kanë mbërritur Edi Rama dhe dy ministre. Deri tani bashkë me kreun e qeverisë kanë shkuar dhe ministret Delina Ibrahimaj dhe Frida Krifca. Pjesë e darkës pritet të jetë edhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev i cili do t’u bashkuhet pak më vonë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Pasditen e sotme në Tiranë është zhvilluar një protestë për “Ballkanin e Hapur” e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Qindra mbështetës të tij dhe anëtarë të grupit të Rithemelimit të PD marshuan dhe mbajtën një tubim përpara Kryeministrisë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Për shkak të thirrjeve kundër ardhjes së presientit serb në Tiranë dhe djegies së disa flamujve serbë, Aleksandër Vuçiç është shoqëruar nga forca të shumta policie për në ambientet ku do të zhvillohet darka sot, me Ramën dhe Zaev.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button