KRONIKËSTAR CHANNEL
Protesta e opozitës/ Policia shoqëron mbi 20 persona, disa prej tyre u kapën me çanta me molotovë
Opozita zhvilloi protestën e shtatë brenda këtij viti përpara Kryeministrisë. Pas mbajtjes së fjalimeve në podium, opozita përsëriti të njëjtin skenar, molotovë dhe fishekzjarre drejt kryeministrisë.
Sakaq, policia ka reaguar duke shoqëruar protestuesit e parë. Mësohet se deri më tani, janë shoqëruar nga policia mbi 20 persona.
Ndërkaq, katër persona janë kapur me çanta me molotovë.
Në këtë protestë janë angazhuar mbi 1500 punonjës policie.




