AKTUALITETSTAR CHANNEL

Qeveria nis procedurat për anulimin e kontratës koncesionare të Aeroportit të Vlorës

Qeveria ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pas mosrespektimit të afateve të përcaktuara për përfundimin dhe vënien në funksion të projektit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, vendimi vjen si pasojë e vonesave të zgjatura në realizimin e investimit, të shkaktuara edhe nga konflikti mes aksionerëve të kompanive që po ndërtojnë aeroportin.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në muajin qershor, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, u kishte kërkuar zyrtarisht palëve të zgjidhnin mosmarrëveshjet brenda një muaji, duke paralajmëruar se në të kundërt do të zbatoheshin sanksionet e parashikuara në kontratë, deri në zgjidhjen e saj.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Ministria e ka cilësuar Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës si një projekt me rëndësi strategjike për Shqipërinë, duke theksuar se funksionalizimi i tij është në interes publik dhe shtetëror. Për këtë arsye, kompanive iu ishte lënë një afat për të zgjidhur konfliktet tregtare që kishin bllokuar ecurinë normale të punimeve.

Reklama në FieriWeb

Ndërtimi i aeroportit nisi në nëntor të vitit 2021 dhe, sipas kontratës koncesionare, objekti duhej të përfundonte brenda rreth tre viteve, me synimin për të nisur operimet gjatë vitit 2025. Megjithatë, konflikti mes kompanisë MABCO të biznesmenit Behgjet Pacolli dhe “2A Grup” të Valon Ademit, i shoqëruar me procese gjyqësore dhe përplasje në kantier, solli bllokimin e projektit dhe vonesa të konsiderueshme në realizimin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button