POLITIKË

Rama: Jemi “dhëndurë” në tentativë për në familjen europiane, “Open Ballkan” do ta “përqafojnë” të gjithë


Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në ceremoninë e përvjetorit të Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert” në Shqipëri, për të cilin ai thotë se është një partner i çmuar në vendin tonë. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në fjalën e tij Rama foli për procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian dhe Ballkanin e Hapur, ku për këtë të fundit tha se është një nismë në kohën e duhur, duke shtuar se do ta “përqafojnë” të gjithë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Për ne kjo ishte një periudhë maturimi dhe kuptimi më i drejtë dhe i plotë i këtij procesi dhe vetë natyrës kontradiktore dhe është e qartë me shpërthimin e papritur të problemit të Bullgarisë. Ky është një proces dhe nuk duhet të humbin fillin në asnjë moment se jemi për herë të parë në një proces që e ka zgjedhur populli. Ne duhet të bëjmë edhe më shumë sesa kemi bërë, pavarësiht se cfarë vendimesh merren në Bruksel apo sa çfarë kushtesh shtohen. Këto nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën, pasi kjo është rruga jonë dhe borxhi ynë ndaj fëmijëve tanë dhe gjeneratave të tjera. 

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ta bëjmë vendin tonë një hapësirë funksionale si në BE. Nuk e di si quhemi tani sepse u bë disa vite që jemi kandidat. Dhëndër në tentativë të familje europiane. Këto momente që na japin status të ndryshëm në këtë proces nuk varen nga ne por nga ajo që vendoset nga 27 vende. Është një vendimmarrje që asnjëherë nuk mund të parashikohet deri në fund. Kujt i shkonte mendja që do dilte Bullgaria. Ne kishim bindjen që Holanda do çlirohej nga stresi në raport me uljen në tavolinë me Shqipërinë, shkon del Bullgaria. Askush nuk mund ta parashikojë se nuk do dalë një tjetër. Bullgaria deri para ca kohësh ishte 100 % dakord. Do bëjmë maksimumin për të përfituar. Procesi i integrimit është proces transferimi dijesh, për të pasur një vëmendje në funksion të kritikës për mënyrën si ecin gjërat. Dëgjoba lidhur me Ballkanin e Hapur.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Jam i bindur dhe nuk e vë në dyshim që Ballkani i Hapur është ideja e duhur në kohën e duhur. Të gjithë do e përqafojnë hap pas hapi, Nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të hapemi plotësisht me njëri tjetrin për të krijuar një shëmbëlltyrë e asaj që duam të jemi. Kështu fitojmë kohë nga e ardhmja., Ballkanin e Hapur do e bëjmë dhe nuk do kemi asnjë rrugë tjetër kur të hyjmë në BE. Duke e bërë sot dhe duke e bërë me bindje, ne jo vetëm që ndërtojmë një hapësirë funksionale të katër lirive të BE. por i japim vetes mundësinë për të rritur ekonominë tonë. Asnjë vend nuk e ka luksin të merret me politikën në plan të parë për arsye politike të brendshme”, u shpreh Rama.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button