Sa kilogramë mund të shtoni gjatë festave të fundvitit?
Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë të larta.
Kësisoj, rreziku i shtimit të peshës është i madh. Sipas studimeve, pesha e një njeriu mund të shtohet me deri në 0.6 për qind gjatë dhjetorit. Pjesa më e madhe e peshës merret në 10 ditët pas Krishtlindjes, gjë që nxjerr në pah faktin se kur vjen puna te festat, njerëzit heqin dorë nga dieta.
Studimet tregojnë se eliminimi i kilogramëve të tepërt të marra gjatë kësaj periudhe është një proces shumë i vështirë dhe me kalimin e viteve pesha akumulohet me një ritëm më të shpejtë. Studimet thonë se kryerja e aktiviteteve fizike në temperaturë të ftohtë, nxit djegien e më shumë kalorive dhe rrjedhimisht rënien nga pesha.
Temperaturat e ftohta nxisin metabolizmin të punojë më fort që të mbajë trupin të ngrohta.