EKONOMI

Sejko bën njoftimin e rëndësishëm: Duke filluar nga kjo datë do të hidhen në treg kartëmonedhat e reja

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko ka dhënë njoftimin se duke filluar nga data 17 janar e vitit të ardhshëm, do të hidhen në treg kartëmonedhat e reja me 2 prerje të tjera, konkretisht ato me prerje 500 lekëshe dhe 2000 lekëshe. 

Sejko: Po ashtu, ne kemi vijuar punën për plotësimin e serisë se re të kartëmonedhave. Në muajin qershor të vitit 2021 u hodhën ne qarkullim edhe 2 prerje të tjera, ato 1,000 dhe 10,000 Lekë. Shtimi i kësaj të fundit, pra i kartëmonedhës me prerjen më të madhe në vlerën 10,000 Lekë, përbën edhe një risi në procesin e prodhimit të parasë sonë. Njëkohësisht, vlen të theksohet se në vitin 2021, kemi prodhuar edhe 2 kartëmonedhat e fundit të serisë, ato me prerje 500 dhe 2000 Lekë, të cilat pritet të hidhen në qarkullim në ditët në vijim, duke realizuar përfundimisht kompletimin e serisë sonë të re të kartëmonedhave, të përbërë nga 6 prerje.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Duke filluar nga data 17 janar 2022, kartëmonedhat e reja do të jenë në duart e publikut dhe do të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e serisë aktuale. Ato janë dizajnuar dhe prodhuar me teknologjinë më të fundit të fushës dhe janë të pajisura me elemente bashkëkohore dhe të sofistikuara sigurie.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Reklama në FieriWeb - "Veronesi" Caffe

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button