RECETA GATIMISHËNDETI

Sezoni i misrave të pjekur, njihuni me vlerat e tyre


Gjatë stinës së verës, mjafton një  misër i pjekur për të të ofruar momente të veçanta kënaqësie. Misrat e pjekur apo kokrrat e misrit të ziera e të lyera me fare pak gjalpë nuk kanë të krahasuar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Prej kohësh, misri i verdhë është përçmuar nga njerëzit që i frikësohen karbohidrateve. Më poshtë gjeni të gjitha vlerat që përfiton organizmi nga konsumimi i misrave.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Misri është i pasur me ushqyes

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Misri, pavarësisht ngjyrave, është i pasur me ushqyes përfshirë antioksidantët, beta karotenin dhe luteinën. Janë karotenoidët ato që i japin misrit ngjyrat e veçanta. Karotenoidët janë të dobishëm në parandalimin e sëmundjeve të syve, ndaj thuhet që karrota të ndihmon të shohësh në errësirë. Misri përmban vitaminat B dhe C, së bashku me magnezin dhe kaliumin.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Misri ka më pak sheqer se molla

Misri i verdhë është i ëmbël, ndaj supozohet të ketë shumë sheqer. Një kalli misër përmban të njëjtat kalori sa molla por më pak se një të katërtën e sasisë së sheqerit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ushqim për bakteret e mira

Misri i verdhë ka sasi të larta të fibrës së patretshme që u bën mirë baktereve të mira në stomak dhe i ushqen ato.

Nuk përmban gluten

Shumë njerëz kanë tolerancë të kufizuar ndaj glutenit. Misri i verdhë nuk përmban gluten. Në formën e miellit, misri përdoret për përgatitjen e makaronave pa gluten, një variant më i shëndetshëm në krahasim me alternativat e tjera.

Pasuri fibrash

Shumica prej nesh kemi mungesë fibrash në organizëm. Si çdo perime tjetër, misri i verdhë është burim i jashtëzakonshëm fibrash që i bëjnë mirë sistemit tretës. Përzgjidhni misrat në kallinj të mirëformuar me gjethe me ngjyrë të gjelbër dhe mustaqe të arta. Informohuni për kohën e mbledhjes së kallinjve të misrit dhe blini vetëm ata që janë të freskët. Kjo sepse me kalimin e kohës, kokrrat e misrit e transformojnë sheqerin në niseshte dhe humbasin ëmbëlsinë e tyre dhe shijen e lëngshme.

Si t’i ruani?

Nëse gjethet janë të thata dhe pa jetë, atëherë do të thotë që misrat janë të vjetër dhe pa shije. Pas blerjes, konsumojini misrat shpejt, ose ruajini të paketuar në frigorifer për të mbajtur të pacënuar shijen, aromën dhe lagështinë. Kallinjtë e misrit mund t’i valoni lehtë dhe më pas të shkëpusni kokrrat e tyre.

Pa diskutim kështu janë zgjedhje më e mirë se kokrrat e gatshme të konservuara. Misrat e verdhë janë një përbërës mjaft i shëndetshëm, sidomos për sallatat tuaja të freskëta, si edhe një shtesë e mrekullueshme e turshive dimërore. Misrat mund t’i piqni edhe në furrë apo në zgarën e sobës.

Related Articles

Back to top button