AKTUALITET

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Fierit 


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur sot vendimin e shkarkimit te gjyqtares se Fierit Matilda Shalla

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Matilda Shalla.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Procesi i rivlerësimit për gjyqtaren Shalla u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja me relatore Panela Qirko dhe anëtar Roland Ilia.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Gjatë seancës dëgjimore më 26 prill, Komisioni konstatoi balanca negative në vlera të mëdha në transaksionet e gjyqtares Shalla dhe ish-bashkëshortit të saj për blerjen e disa apartamenteve, për të cilat ajo këmbënguli se bëhej fjalë për të njëjtën banesë. Shalla dha shpjegime edhe për situatën e pasurisë pas zgjidhjes së martesës.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Matilda Shalla përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Prej vitit 2009, Shalla e ushtroi funksionin në Gjykatën e Rrethit Fier.

Hetimi administrativ për gjyqtaren Matilda Shalla përfundoi vetëm në kriterin e pasurisë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button