RAJONI

Shoferi tentoi ti largohej policisë/ Përmbyset automjeti me emigrantë të paligjshëm, 7 viktima dhe 8 të plagosur në Greqi.


Një aksident i rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në Egnatia Odos në Greqi. Në aksident është përfshirë një automjet i cili po transportonte emigrantë të paligjshëm.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Automjeti është konstatuar fillimisht nga policia e cila i ka bërë me shenjë të ndalonte. Por në këtë moment shoferi i automjetit i cili thuhet se ishte me origjinë moldave ka shtuar shpejtësinë për ti shpëtuar policisë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Por ky ka qenë edhe momenti tragjik, pasi duke tentuar ti largohet policisë, drejtuesi i automjetit në momentit kur ka synuar të dalë nga rruga Egnatia është përplasur me anësoret në rrugë dhe është përmbysur.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Policia dhe ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendngjarje nxorën nga rrënojat 7 të vdekur, 6 të plagosur rëndë të cilët u dërguan në spitalin e Komotinit , ndërsa 2 të tjerë të cilët ishin të plagosur lehtë u dërguan në spitalin e Ksantisë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button