AKTUALITET

Sulmohet me automatik një mobileri në Krujë, pronari denoncon ngjarjen


Të shtëna me automatik janë dëgjuar në Krujë, Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe në shënjestër të autorëve ka qenë një mobileri në Nikël të Krujës. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë gjuajtur me automatik drejt mobilerisë në pronësi të shtetasit Myslym Karaj.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ngjarja është denoncuar nga pronari i subjektit i cili kur ka shkuar sot në mëngjes për të hapur mobilerin ka zbuluar se në drejtim të godinës është qëlluar me armë. Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë person, teksa ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes. Policia thotë se pista më e mundshme, është ajo që ngjarja të ketë lidhje me konkurrencën.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button