POLITIKË

U ndryshua brava e derës, reagon drejtuesi i degës PD në Fier, Agron Kapllanaj: Kam marrë çelësat e zyrës së bashku me procesverbal!


Agron Kapllanaj ka pranuar se janë ndryshuar bravat e dyerve të degës së Partisë Demokratike në Fier.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gjatë një prononcimi për mediat, kryetari i degës PD në Fier Kapllanaj ka thënë se nuk ka asgjë të çuditshme pasi atij i janë dorëzuar çelësat e zyrës së bashku me një procesverbal.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Nuk kam thirrur ndonjëherë mbledhje urgjente. Unë jam komanduar të drejtoj degën e Partisë Demokratike në Fier deri sa kjo degë të shkojë në zgjedhje sipas statusit të PD që më rezulton të jetë vitin e ardhshëm. Sa u takon shqetësimit të zyrave, këto janë zyra të PD dega Fier që ish kryetari ka më shumë se një vit që ka dhënë dorëheqen dhe me vendim të kryesisë unë jam komanduar të drejtoj këtë degë deri në zgjedhjet e ardhshme. Unë e kam marrë në dorëzim nga funksionarë të PD të cilët kanë ardhur me procesverbal më kanë dhënë celësat dhe procesverbalin dhe kam marrë celësat e zyrës e cila është e degës së PD Fierit, është zyrë e demokratëve të Fierit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Aksionin politik ne e kemi kundër keq qeverisjes, kundër Edi Ramës dhe kundër masakrës zgjedhore të 25 prillit dhe nuk kemi asgjë të ndajmë mes njëri-tjetrit. Mendimet ndryshe brenda PD janë mendime që më shumë se cdo forcë tjetër politike të shprehen në partinë demokratike. Kështu që në foltore mund të shkojë cilido demokrat që do të dëgjojë mendimet ndryshe. Nuk më shpeqëson asgjë nga këto që po përflitet por jemi në aksionin politik kundër keq qeverisjes së Edi Ramës”, tha Kapllanaj.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

👉INTERVISTA E PLOTE E KAPLLANAJ👈

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button