POLITIKË

E FUNDIT/ Basha e zëvendësoi me Agron Kapllanajn, Luan Baçi shkon në Policinë e Fierit: Na kanë ndërruar bravat e derës


Ish-kryetari i PD në Fier Luan Baçi, është paraqitur në Komisariatin e Policisë së qytetit pasi bravat e derës së jahstme të selisë së partisë janë ndryshuar. Newsbomb.al mëson se Baçi ndodhet ende në ambientet e Policisë duke dhënë deklarimet përkatëse.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Pak kohë më parë, kreu i PD Lulzim Basha emëroi Agron Kapllanajn në krye të demokratëve të Fierit. Këtë post prej disa vitesh e mbante Luan Baçi, por pas shfaqes së tij në Foltoren e Berishës, u largua nga ky funksion.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Nuk dihet nëse brava është ndërruar me urdhër të kryetarit të ri. Pritet që vet më vonë Policia e Fierit të japë njoftim zyrtar për denoncimin e Luan Baçit, pasi ky i fundit ndodhet ende në ambientet e Komisariatit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button