POLITIKË

“Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2″/ Meta: Të ndalet menjëherë rritja abuzive, babëzia nuk ka justifikim!


Pas rritjes rekord të çmimit të naftës ka reaguar dhe presidenti i vendit Ilir Meta i cili bën thirrje që të ndalet menjëherë ky abuzim nga ana e qeverisë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Përmes një postimi në Facebook, Meta thekson se Ukraina që është në luftë ka çmimin e naftës 1 euro/ litër ndërsa vendi ynë në paqe me dyfishin.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Teksa bën dhe renditjen e çmimeve në shtete të tjera të Europës, ai e mbyll shkrimin e tij duke thënë se babëzia me justifikim luftën është e papranueshme.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Postimi i plotë:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër.
Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se:
📌 Në Slloveni 1.75 USD/litër
📌 Në Kroaci 1.65 USD/litër
📌 Në Rumani 1.6 USD/litër
📌 Në Serbi 1.57 USD/litër
📌 Në Bullgari 1.55 USD/litër
Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!
Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button