COVID-19

Ulen shifrat e COVID-19/ 931 të infektuar dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit në vend 


Ulen shifrat e infektimeve me COVID-19. 931 të infektuar dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit në vend.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

NJOFTIMI I MSH
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”


MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”


Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3,722 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 931 qytetarë, në këto bashki:

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”


374 në Tiranë, 50 në Shkodër, Durrës, 40 në Fier, 35 në Lushnjë, 32 në Gjirokastër, 31 në Sarandë, 28 në Vlorë, 21 në Berat, 20 në Elbasan, 19 në Mallakastër, Tepelenë, 17 në Kuçovë, 13 në Kamëz, Dimal,16 në Lezhë, 10 në Krujë, 9 në Kavajë, Patos, 8 në Kurbin, Vorë, 7 në Kukës, Divjakë, Korçë, 6 në Pogradec, Peqin, Gramsh, 5 në Vau i Dejës, Shijak, Delvinë, Devoll, Skrapar, Cërrik, 4 Malësi e Madhe, Dibër, Poliçan, 3 në Pukë, Has, Kelcyrë,  Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, 1 në Rrogozhinë, Bulqizë, Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Belsh, Librazhd.
Janë 15,262 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.


Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetare nga Durrës 58 dhe 61 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 2094 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 244,539 që nga fillimi i epidemisë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Raste të reja ditore          931
Të shëruar në 24 orë       2,094
Të shtruar në spitale       127
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                3,722

Testime totale                1,686,583
Raste pozitive                 263,172
Raste të shëruara          244,539
Raste Aktive                    15,262
Humbje jete                     3,371

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë             6,389
Fier                 1,677
Shkodër          1,517
Vlorë               1,156
Elbasan           956
Gjirokastër       823
Berat                787
Lezhë               642
Korçë               525
Durrës              351
Kukës               302
Dibër                128

Related Articles

Back to top button