KRONIKËSTAR CHANNEL
Vlorë | Aksident i rëndë në zonën kalasë, kamionçina bie nga lartësia, plagoset drejtuesi.
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, në zonën e njohur si “Kalaja”, ku një kamionçinë ka rënë nga një lartësi.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Zjarrfikëses dhe ambulanca, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga mjeti dhe dhënien e ndihmës së parë.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.




