AKTUALITETBOTA

Vrasja e modeles në Ekuador, kush është ish e dashura e ‘El Patron’ që dyshohet se porositi ekzekutimin e Ergys Dashit

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ekzekutimin e modeles Landy Párraga në një restorant të dielën (28 prill) në qytetin Quevedo të Ekuadorit

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ekzekutimin e modeles Landy Párraga në një restorant të dielën (28 prill) në qytetin Quevedo të Ekuadorit.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Autoritetet nuk kanë ende një pistë të qartë në lidhje me shkaqet e ekzekutimit mafioz të saj nga dy persona, ndërsa mediat vendase e lidhin emrin e saj me njërin prej narkotrafikantëve më të mëdhenj të vendit, Leandro Norero. Dyshohet se ish-missi kishte një lidhje dashurie me narkotrafikantin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Vetë Leandri Norero u vra në mënyrë makabre gjatë revoltës në një prej burgjeve të vendit në tetor të vitit të shkuar duke iu prerë koka.

Leandro Antonio Norero Tigua njihej si një ndër narko-trafikantët më të mëdhenj në vend dhe mbante pseudonimin “El Patron”.

Mediat përfolën emrin e tij si personi që porositi vrasjen e shqiptarit Ergys Dashit në Ekuador dy vite më parë, ndërkohë që njihej edhe si financues i tre grupeve kriminale.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Bëhet fjalë për grupet “Los Lobos”, banda më e madhe në vend, Los Tiguerones dhe Los Chones. Të trija grupet janë rivale të “Los Choneros”.

Related Articles

Back to top button