KRONIKË

Vrasja e Selami Hasanit në Fier, policia korrigjon veten: Fillimisht tha se ishte vëllai, më pas sqaroi se ishte nipi i viktimës

FIER – Policia e Fierit është detyruar të korrigjojë vetveten pas një pasaktësie në njoftimin zyrtar për atentatin e rëndë të ndodhur paraditen e sotme në lagjen “1 Maji”, ku mbeti i vrarë 60-vjeçari Selami Hasani dhe u plagos një 47-vjeçar.

Në informacionin e parë të shpërndarë për mediat, policia deklaroi se personi i plagosur ishte vëllai i viktimës. Por vetëm më vonë, përmes një njoftimi të dytë të titulluar “Sqarim”, uniformat blu korrigjuan informacionin, duke bërë të ditur se i plagosuri ishte në fakt nipi i 60-vjeçarit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Një detaj i tillë, që në një ngjarje kaq të rëndë duhet të ishte verifikuar përpara publikimit të informacionit zyrtar, u bë objekt i një korrigjimi të mëvonshëm nga vetë policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40, në oborrin e banesës së Selami Hasanit, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri, duke i marrë jetën 60-vjeçarit dhe duke plagosur nipin e tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, policia vijon kontrollet në disa banesa dhe ambiente të ndryshme, ndërsa janë ngritur pika kontrolli edhe nga drejtoritë vendore të Policisë së Vlorës dhe Gjirokastrës.

Në një ngjarje ku çdo detaj ka rëndësi, lind pyetja: Si është e mundur që një informacion kaq bazik për lidhjen familjare të viktimës me të plagosurin të publikohet gabim në njoftimin e parë zyrtar dhe të korrigjohet vetëm më pas?

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Fakti që policia korrigjon vetveten është pozitiv, por saktësia dhe verifikimi i informacionit përpara komunikimit me publikun mbeten detyrim i institucioneve.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button