AKTUALITET

ZBULOHET IDENTITETI/ Nuredin Dumani qëndroi dy muaj në Elbasan, objektivi që do ekzekutonte ndodhet në burg, i dënuar për vrasje 


Prej dy muajsh qëndronte në Elbasan duke u përgatitur për misionin e tij, teksa 30 Marsi e nxori nga “strofulla” dhe u nis për të ekzekutuar objektivin e tij, por u bë vetë “pre” e një atentati, duke u plagosur, teksa më pas përfundoi i arrestuar nga policia në Fier, në banesën që kishte marrë me qira.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Fillimisht u mendua se objektivi i Dumanit ishte Talo Çela, një nga personat më të kërkuar në Shqipëri dhe armiku i betuar i tij. Por burime për Abc thonë se objektivi i Dumanit ishte dikush tjetër, një emër mjaft i njohur për drejtësinë, Sokol Sanxhaktari. Sipas këtyre burimeve, Dumani ishte kontaktuar nga një grup kriminal për të ekzekutuar Sanxhaktarin.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ajo që mbetet ende enigmë është mënyra sesi Dumani do ta ekzekutonte Sokol Sanxhaktarin, pais ky i fundit ndodhet në burg, i dënuar me 18 vite heqje lirie për vrasjen e Florian Lamçes në Elbasan në 30 korrik të vitit 2020. Nuk dihet se cilën nga hallkat e sistemit të drejtësisë, policisë apo burgjeve do të shfrytëzonte ai për të përmbushur misionin e tij.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Dumani është marrë në pyetje edhe nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në lidhje me porositësit e vrasjes dhe objektivin, por edhe për ngjarje të tjera që lidhen me emrin e tij. Duket e vështirë që Nuredin Dumani të flasë, por nëse drejtësia arrin ta kthejë në “pendito”, atëherë do të ishte një aset i çmuar që do të zbardhte shumë ngjarje kriminale në Shqipëri, të lidhura me të.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button