AKTUALITETSTAR CHANNEL

Zjarr i madh në Grizë, digjet një banesë dhe përfshihen nga flakët ullishtet

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një masiv me ullishte në fshatin Grizë, pranë Borizanës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Flakët, të favorizuara edhe nga temperaturat e larta dhe era, janë përhapur me shpejtësi në plantacionet me ullinj, ndërsa kanë shkrumbuar plotësisht edhe një banesë.

Vatra e zjarrit është aktivizuar rreth mesditës dhe ka marrë përmasa të mëdha brenda pak orësh. Në terren janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse me efektivët përkatës, të cilët po punojnë pa ndërprerje për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre në zona të tjera.

Reklama në FieriWeb - “”

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse, një banesë në fshatin Grizë është djegur plotësisht. Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri deri në neutralizimin e plotë të vatrës. Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë bërë ende të ditura.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button