KRONIKËSTAR CHANNEL

Automjeti përfshihet nga flakët në kryqëzimin e Zogut të Zi në Fier, zjarri neutralizohet në kohë

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në kryqëzimin e Zogut të Zi, në Fier, duke shkaktuar panik te drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarët.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, flakët u neutralizuan në kohë, duke mos lejuar përhapjen e zjarrit në të gjithë automjetin. Si pasojë, dëmet u kufizuan kryesisht në pjesën e motorrit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas informacionit paraprak të Policisë, sot, më 7 gusht 2026, shtetasi me inicialet I. K. ka njoftuar se automjeti që përdorte, në pronësi të shtetasit L. A., ishte përfshirë nga flakët.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një defekti në impiantin e gazit të automjetit.

Reklama në FieriWeb

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për të përcaktuar me saktësi shkakun e rënies së zjarrit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button