AKTUALITETSTAR CHANNEL

Zjarr pranë Humelicës në Gjirokastër, rrezikohen banesa dhe një park bletësh

Një vatër zjarri e shfaqur pranë fshatit Humelicë në Gjirokastër është neutralizuar falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve të repartit zjarrfikës.

Sipas informacioneve, flakët u përhapën me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke rrezikuar një park bletësh si dhe banesat pranë aksit nacional Gjirokastër–Tepelenë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve zjarrfikëse, situata u vu nën kontroll pa shkaktuar dëme në njerëz apo banesa.

Autoritetet njoftojnë se ndaj pronarit të parcelës ku dyshohet se ka nisur zjarri do të merren masa administrative, ndërsa po vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button