AKTUALITETSTAR CHANNEL

Banorët e Big Brother nën alarm, televotimi anulohet pas sfidës së kërcimit

Një zarf i zi është shpallur për banorët e Big Brother Albania, pas mosbindjes së grupit të Gretës që të marrë pjesë në provat për sfidën e kërcimit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Teksa ra gongu që banorët të nisnin provat, Baby G njoftoi se do të përgatiste diçka për të ngrënë dhe pastaj do të shkonte, duke shkaktuar debat mes pjesëtarëve të grupit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Për shkak të moszbatimit të urdhrit, Vëllai i Madh mori vendimin që televotimi aktual të anulohej, ndërkohë që masa e mëtejshme për grupin e Gretës do të jepet gjatë Prime-t të së martës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nga ana tjetër, grupi i Selin shpallet automatikisht fitues i sfidës së kërcimit dhe do të performojë live gjatë spektaklit të madh.

Reklama në FieriWeb

Në përmbajtje të zarfit të zi shkruhej:

“Banorë, Vëllai i Madh ka ndjekur me vëmendje sjelljen tuaj gjatë ditës së sotme.Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të realizuar sfidën e kërcimit, grupi i Gretës ka zgjedhur të mos i bindet Vëllait të Madh.Për shkak të moszbatimit të këtij urdhri, televotimi aktual anulohet. Vendimi për pasojat që do të ketë grupi që nuk është bindur do t’iu komunikohet gjatë mbrëmjes së nesërme.Ndërkohë, grupi i Selin shpallet automatikisht fitues i kësaj sfide dhe do të performojë live.Vëllai i Madh ju rikujton se autoriteti i tij nuk anashkalohet dhe mosbindja ndaj urdhrave sjell pasoja.”

Related Articles

Back to top button