KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në aksin Fier–Shegan, një i plagosur rëndë/ Furgoni përfundon në kanal pas përplasjes

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të premte në aksin nacional Fier–Shegan – Pushimi i Shoferit, në kryqëzimin e fshatit Toshkëz.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” është përplasur me një furgon, ndërsa përplasja ka qenë aq e fortë sa ka shkaktuar plagosjen e rëndë të një personi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

I lënduari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore raportohet e rënduar.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Si pasojë e goditjes, furgoni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ndërsa mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Reklama në FieriWeb

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të dokumentuar shkaqet e aksidentit, si dhe po menaxhojnë qarkullimin e automjeteve në këtë segment.

Aksi Fier–Shegan është një nga rrugët me fluksin më të lartë të lëvizjes, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur shtohet ndjeshëm numri i automjeteve për shkak të ardhjes së emigrantëve. Banorët e zonës kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për sigurinë rrugore në këtë segment, ku pavarësisht dy korsive në secilin drejtim, kryqëzimet dhe shpejtësia e lartë e lëvizjes rrisin rrezikun për aksidente.

Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button