KRONIKËSTAR CHANNEL

Humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me barrierat në bypass-in e Fierit, një person përfundon në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin e autostradës Fier–Levan.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Volkswagen ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës. Në mjet udhëtonin pesë persona, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i lënduar lehtë dhe është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Po ashtu, uniformat blu po menaxhojnë qarkullimin në këtë aks, ku gjatë këtyre ditëve regjistrohet fluks i lartë automjetesh për shkak të lëvizjes së pushuesve drejt jugut të vendit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Fatmirësisht, aksidenti nuk ka shkaktuar pasoja të rënda, ndërsa hetimet vijojnë.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button